VIDEO - Zjarr në Klinë, katër fshatra mbesin pa rrymë

KEDS ka bërë të ditur se një zjarr ka shpërthyer sot rreth mesditës në komunën e Klinës.

Si pasojë e zjarrit, disa fshatra të kësaj komune, përkatësisht Drenoci, Poterqa, Dugujeva dhe Bokshiqi janë pa energji elektrike.

“Ky zjarr, burimi i të cilit nuk dihet ende, ka dëmtuar edhe asetet elektroenergjetike” – thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS thotë se ekipet e tyre janë në vendngjarje, dhe se janë duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve tu kthehet energjia elektrike.

“Lusim të gjithë të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, pasi ato po bëjnë dëme të mëdha edhe ne asetet elektroenergjetike, duke ndikuar direkt në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike” – ka shkruar KEDS në njoftimin e publikuar në Facebook.

.