VIDEO - Zjarr në bodrumin e verës në Krushë të Vogël

Një pjesë e fabrikës së bodrumit të verës në Krushë të Vogël të Prizrenit është përfshirë sot nga zjarri.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com pamje ku shihet objekti duke u djegur.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha se ka vetëm dëme materiale e shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

“Rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën se në bodrumin e vjetër në Krushë të Vogel zjarri ka rënë në pullazin e këtij objekti. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë. Përveç dëmeve materiale, nuk ka dëme në njerëz. Nuk dihen ende shkaqet, është duke u hetuar në këtë drejtim”, tha ai.

Këto janë videot që kanë arritur në KALLXO.com