Armend Zemaj - Foto: KALLXO.com

VIDEO - Zemaj: Nuk ka zbutje të masave anti COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur para gazetarëve pas përfundimit të takimit të Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin lidhur me situatën emergjente me COVID-19.

Zemaj ka thënë se njëherë nuk do të ketë lirim të masave pasi për ato do të vendoset sipas situatës.

“Do të tregojmë fuqinë tonë në aspektet ligjore, për të gjithë ata që nuk respektojnë masat. Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë jemi pak konservativ në lirimin e tepruar, nuk do të lejojmë asnjë gabim i cili mund të na kushtojë”, ka thënë Zemaj.

Ai deklaroi se ka pasur në takim edhe përfaqësues të sektorit të gastronomisë, hotelerisë, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë për masat.

“Unë ftoj Qeverinë dhe deputetët që ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që të gjithë këtyre sadopak t’ua zbusim humbjet… Pa koordinim institucional dhe front të përbashkët, mendoj që problemet që do t’i bartë Ministria e Shëndetësisë do të jenë tendencioze nga të gjithë ata që mund t’i sabotojnë këto procese”, tha Zemaj.

Sipas tij, të gjithë sektorët kanë sjellë propozimet e tyre dhe Komiteti dhe institucionet tjera përgjegjëse janë duke i shqyrtuar dhe po i marrim praktikat e vendeve të tjera.

Zemaj tha se vendet e rajonit janë më keq se Kosova.

“Vendet e rajonit janë dyfish më keq se Kosova, por kjo do të na tregojë qartë që të jemi shumë të kujdesshëm dhe bashkë të vazhdojmë ta luftojmë ta luftojmë pandeminë”, tha në fund ministri Zemaj.