Foto: KALLXO.com

VIDEO: VV e LDK dakordohen për fuzionimin e disa ministrive

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë zhvilluar takimin e dytë të grupeve punuese për përafrim të qëndrimeve për bashkëqeverisje.

Lumir Abdixhiku në një konferencë për media tha se sot janë dakorduar për agjendën e takimeve për dy javët e ardhshme, të cilat, sipas tij, që synon të orientohet në temat e rëndësishme, të zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, rendit dhe ligjit, dhe politikës së jashtme.

Abdixhiku tha se sot kanë diskutuar për formatin e qeverisë, se si do të duken 12 ministritë e ardhshme dhe se si do të fuzionohen ato.

Ai tha se takimi i ardhshëm mbahet të hënën dhe takimet do të mbahen çdo tre ditë.

I pyetur nga KALLXO.com nëse do të shkrihet AKP-ja, zyrtari i LDK-së tha se shkrirjen e agjencive nuk e kanë finalizuar ende, por se kanë diskutuar që një pjesë e agjencive do të bëhen pjesë e ministrive përkatëse.

“Kemi bërë fuzionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, me atë të Integrimit Europian dhe Diasporës në Ministri te Punëve te Jashtme dhe Integrimit Europian.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik i kemi propozuar në disa kategori te cilat si skenar final do t’i prezantohen lidërëvë politikë”, tha Abdixhiku.

Për temën e dialogut me Serbinë , Abdixhiku tha se kjo temë do të trajtohet në takimet në në nivel të liderëve.

“Natyrisht që ka dallime për disa tema, por për pjesën më të madhe kemi përafrime”, tha ai.