VIDEO: Vozitje e çmendur në Fushë Kosovë

Një qytetar ka xhiruar veten teksa tejkalon shpejtësinë e lejuar në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht në Fushë-Kosovë.

Ai shihet tek vozit në shpejtësi deri 160 km/h, pavarësisht që shpejtësia e lejuar është 60 deri në 80 km/h.

KALLXO.com ka siguruar një video në të cilën vetë qytetari e ka postuar në rrjete sociale.

Ai në pamje shihet duke qarkulluar me shpejtësi anash rrugës.