Prishtinë: Filmohet vjedhja e veturës në pikë të ditës

Dyshohet se disa gjësende janë vjedhur në pikë të ditës brenda një veturë në Prishtinë.

KALLXO.com ka pranuar një video në të cilën shihen dy persona të dyshuar të cilët kanë parkuar veturën e tyre përball një veture tjetër, nga e cila dyshohet se kanë vjedhur disa gjësende.

 

 

Sipas qytetarit i cili ka dërguar videon, të dyshuarit nga vetura me targa të huaja kanë vjedhur disa gjësende dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Të dyshuarit në video shihen se kanë hapur të gjitha dyert e veturës së tyre, dhe nga vetura tjetër transportojnë gjësende të cilat nuk shihen qartë se çfarë janë.

Qytetari ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fund të muajit korrik në afërsi të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në video shihen të dyshuarit të cilat pasi marrin gjësendet nga vetura tjetër, largohen nga vendi i ngjarjes.

KALLXO.com po pret një përgjigje nga ana e policisë në lidhje me këtë rast.