Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

VIDEO- Vitia: Nga 173 mostra të testuara, 171 me variantin Delta në Kosovë

Pas rritjes rekorde të numrit të rasteve me COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media tha se situata me COVID-19 në Kosovë është serioze.

“Prej 173 mostrave të testuara jashtë vendit në rezultatet që na kanë ardhur tani, 171 apo 99.83% të tyre kanë qenë nga varianti Delta me përhapje katër herë më të shpejtë sesa varianti alfa i virusi”, tha ai .

Sipas Vitisë, situata me COVID-19 në Kosovë është serioze.

Të martën është shënuar numri rekord i rasteve me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar.