VIDEO - Vëzhguesit dhe komisionerët në Mitrovicën e Veriut konsumojnë cigare në koridoret e shkollës

Ekipet e KALLXO.com që janë duke i monitoruar zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Veriut në disa raste kanë parë komisionerë dhe vëzhgues në Qendrat e Votimit, duke konsumuar cigare në korridoret e shkollave.

Sipas pamjeve, ata tymosin cigare në korridorin e shkollës, të pa shqetësuar dhe duke mos u penguar nga askush.

Videot më poshtë janë në Shkollën Teknike të Mitrovicës.

 

Në komunën e Mitrovicës së Veriut numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313 të cilët janë të shpërndarë në 7 qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime.