VIDEO: Vetura zyrtare në vikend merr udhë për kositje të barit

Një veturë zyrtare e Komunës së Kllokotit është vënë në përdorim edhe për nevoja personale.

Një video ka arritur në adresë të KALLXO.com përmes të cilës shihet se në bagazhin e veturës janë vendosur pajisje për krasitjen e barit.

Siç mëson KALLXO.com vetura është shfrytëzuar dje, e shtunë.

Kjo veturë ka qarkulluar për në fshatin Debelldeh të komunës së Vitisë.

Kjo është video në të cilën shihet duke u keqpërdorur veturën zyrtare.