Screenshot: Vrojtuesit e lagjes - Prishtinë/Facebook

VIDEO - Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë në lëvizje dhe një këmbësor.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se lidhur me këtë aksident Policia ka pranuar informatë dje rreth orës 16:00.

Ajo tutje shtoi se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor.

Ahmeti tregoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

Në anën tjetër, në faqen e Facebook-ut “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” është publikuar një video e goditjes së këmbësorit.