Foto: screenshot/top-channel

VIDEO: Vetura bie në Liqenin e Fierzës, vdes 60-vjeçari, shpëton djali i tij

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të diel në Kukës.

Automjeti ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën Sul Demnushi 60 vjeç nga fshati Mamëz i Kukësit.

Ndërsa i biri drejtuesi i mjetit i ka shpëtuar aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në këmbët e urës së Drinit të Zi në hyrje të Kukësit, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminën pranë liqenit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe trupat zjarrfikëse të cilat vijojnë punën për zbardhjen e plotë  të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Dyshohet që shpejtësia e automjetit dhe prania e lagështirës në rrugë janë arsyet e aksidentit me pasojë vdekjen.

Pamjet mund t’i shikoni duke KLIKUAR KËTU. /top-channel