Vërshimet në Drenas - Janar 2021

VIDEO - Vërshimet në Drenas, qytetarët mbesin edhe pa rrymë

Nga reshjet e vazhdueshme të shiut në vend ka shkaktuar vërshime dhe përmbytje edhe në komunën e Drenasit.

Një qytetar ka dërguar disa pamje në redaksinë e KALLXO.com nga përmbytjet në qendër të Drenasit, përkatësisht te Qendra Tregtare, Trafostacioni dhe në Shtrubullovë.

Qytetari ka thënë se kanë mbetur edhe pa ujë e disa fshatra edhe pa energji elektrike.

“Drenasi ka mbetur pa ujë dhe disa fshatra janë pa rrymë Shtrubullova, Qikatova e Re dhe disa nën-lagje të Drenasit janë pa rrymë, sepse trafon kryesore e ka vërshuar uji”, ka thënë qytetari.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci njoftoi sot se ka formuar Qendër Operative Emergjente pas vërshimeve në disa zona të Drenasit.

Kjo qendër emergjente kryesohet nga kryetari Ramiz Lladrovci, ndërsa marrin pjesë edhe Drejtorët e Drejtorive Komunale, QKMF, Stacioni Policor në Drenas, KRP “Pastrimi”, KRU “Ujësjellësi”, KEDS, FSK, shërbimi i Zjarrfikësve.

Këto janë pamjet nga disa pjesë të Drenasit:

Vërshimet në Drenas – Janar 2021
Vërshimet në Drenas – Janar 2021