VIDEO: Vërshime të mëdha në Krushë të Vogël

Një shi i rrëmbyeshëm ka rënë sot në fshatrat e Prizrenit dhe Rahovecit.

Si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm ka pasur edhe vërshime.

Një qytetar i Krushës së Vogël të Prizrenit ka dërguar pamje nga fshati i tij, ku ka pasur vërshime të mëdha.

Rruga kryesore që çon në fshat është mbuluar tërësisht nga uji.

Po ashtu, janë vërshuar edhe arat e fshatit, duke shkaktuar dëme në të mbjella dhe serra.

Banori ka thënë se kjo situatë i përcjellë krushjanët sa herë që ka reshje të mëdha të shiut.

Këto janë pamjet nga Krusha e Vogël:.