(VIDEO) Vendosen edhe më shumë flamuj të Serbisë në kodrat në Jarinjë

Kodrave anash rrugës drejtë pikës kufitare të Jarinjës, sot u janë shtuar flamuj të tjerë të Serbisë.

KALLXO.com ka bëroë video dhe ka shkrepur disa fotografi të këtyre kodrave që gjenden në territor të Serbisë.

Dy flamuj të mëdhenj janë vendosur në këtë pjesë që nga mbrëmë, mëson KALLXO.com.

Megjithatë, siç raporton ekipi i KALLXO.com që tash e pesë ditë në vazhdimësi po përcjellë ngjarjet nga afër në vendin e ngjarjes, situata e përgjithshme në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak është e qetë.

Qytetarët të cilët janë të vendosur në këto pika dhe kanë bllokuar rrugët me makineri të shumta e të rënda që nga dita e hënë, po vijojnë të qëndrojnë në këto pika, ndërsa me këto veprime po kundërshtojnë vendimin e MPB-së të Kosovës, për vendosjen e reciprocitetit në tabelat e veturave të cilat hynë nga Serbia në Kosovë.

Gjithashtu sipas informacioneve të siguruara nga KALLXO.com, gjatë mëngjesit të sotëm, ka pasur numër të madh të qytetarëve të cilët në këmbë kanë kaluar kufirin n♪7 Jarinjë dhe janë drejtuar drejt Leposaviqit.

Autoritetet në Kosovë më 20 shtator 2021, nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, veturat që hyjnë nga Serbia, duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Për shkak të kësaj mase, serbë lokalë bllokuan dy rrugët kryesore në veri të vendit.