(VIDEO) Vazhdon mbledhja e Postës, nuk lejohen gazetarët brenda

Posta e Kosovës po mban mbledhje të bordit në kohën kur objekti i kësaj ndërmarrje është rrethuar me zyrtarë të shumtë të Policisë së Kosovë.

Deri më tani nuk dihet agjenda e kësaj mbledhje dhe as pse policia e ka rrethuar objektin.

KALLXO.com ka arritur të ketë një transmetim të drejtpërdrejt nga fillimi i mbledhjes së bordit të Postës së Kosovës.

Mentor Arifaj, kryetar i bordit ka thënë se për pikat e agjendës mund të njoftojë më vonë dhe ka përjashtuar gazetarët nga mbledhja.

“Na e kemi thirrë mbledhjen e bordit dhe po vazhdojmë me agjendë. Pikat e agjendës mundemi i  kumtu pas mbledhjes. Ju kisha lut  me na liru”, tha ai.