VIDEO: Vazhdojnë eksploatimet ilegale ne lumin Dri afër Gllaviçicës

 

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan arrestimet për hulumtimin e dy viteve më parë “biznesin e bombave” si dhe shkatërrimet dhe degradimet e ambientit në lumin “Dri” në afërsi të fshatit Gllaviqicë.

Biznese milionëshe vazhdojnë të eksportojnë ilegalisht zhavorr në këtë zonë duke përfituar mijëra euro e duke dëmtuar tejmase ambientin.

Kryeinspektori i minierave Fatmir Gërguri ka pranuar një telefonatë nga policia e Pejës së në Gllaviqicë është hasur një biznes i cili po eksploator zhavorr në këtë zonë. Inspektorët nisen në zonën e degraduar.

“Fillimisht unë me policinë u morëm vesh  se kamionët që hasen ne rrugë duhet të inspektuar për të parë prejardhjen e materialit, dhe një prej kamionetave që e ndalem aty nuk kishte material perkatës për materialin e ngarkuar e urdhëruam të kthehet në vend shfrytëzim tek leja e aktivitetit të veçantë i cili ka leje për aktivitetit e seperimit të rërës por aktualisht nuk ka licencë të shfrytëzimit”, tha Gurguri.

Gurguri ka treguar edhe arsyen se pse ju ndal puna një seperacioni ku u vizitua nga inspektorët.

“Lejet e aktivitetit të veçantë lëshohen për afat 5 vjeçar nga KPMM-ja dhe kushti kryesor është me pas licencë të shfrytëzimit ose kontratë nga një operator që ka licencë të shfrytëzimit aktualisht seperacioni në fjalë nuk ka licencë të shfrytëzimit e cila ka skaduar ne vitin 2019”, theksoi Gërguri.

Inspektorët ne vazhdim kanë vazhduar ne vendin ku ishte hasur një operator duke shfrytëzuar ilegalisht, dhe kanë vendosur shiritat dhe kanë proceduar lëndën me tutje.