VIDEO- Vazhdojnë aksionet e AAK-së me pankarta në seancën për tarifën

Derisa në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës po e mbante fjalimin, ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, deputetët e AAK-së u përkujdesen që të shtojnë edhe më shumë numrin e pankartave me mesazhe kundër heqjes së tarifës.

Teuta Haxhiu, Shkumbin Demalijaj dhe Time Kadrijaj i vendosen ato me mesazhe “Serbia kalon, nuk kalon”.

Më herët, deputetët e AAK-së e bënë edhe një aksion të tillë duke vendosur pankarta të tjera.

Seanca e jashtëzakonshme është duke vazhduar.

Deputetët e AAK-së shpërndajnë pankarta në Kuvend kundër heqjes së tarifës

www.kallxo.com