Ilustrim

VIDEO: Vajza nga Prishtina që u kujdes për qentë endacakë gjatë pandemisë

Në kohë pandemie, kur të gjithë njerëzit janë duke treguar kujdes të shtuar, një vajzë nga Prishtina nuk ka lënë anash edhe kujdesin për qentë endacakë në lagjen e saj.

Ka tre vjet që Segja Vehapi e kryen këtë punë.

Ajo ushqen qentë endacakë në Parkun e Qytetit me ushqimet që i blen vetë.

Segja nuk është ndalur as në kohën e pandemisë.

“Parku i Qytetit ka qenë vazhdimisht nën përkujdesjen e Policisë. Asnjëherë nuk më kanë nxjerrë problem kur më kanë parë që po i ushqej qentë edhe kur janë shtuar masat. Pastaj e kam pasur një leje të qarkullimit”, thotë aktivistja e të drejtave të kafshëve.

Segja Vehapi thotë se shumë shpesh është kritikuar nga kalimtarët pse po e bën këtë punë. Ajo shton se kënaqet shumë kur e bën këtë punë dhe se nuk është aspak e lodhshme.

Aktivistja i ka adoptuar dy qen të cilët i ka gjetur në rrugë./REL