VIDEO - Ursula von der Leyen 'injorohet' nga ministri i Ugandës në samitin Afrikë-BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ndodh në një pozitë të sikletshme pasi u injorua nga një prej personaliteteve që merrte pjesë në samitin kryesor të BE-së në Afrikë.

Incidenti, në të cilin Ministri i Jashtëm i Ugandës, Jeje Odongo, kalon pranë von der Leyen vetëm me një përshëndetje dhe pa shtrëngim duarsh, ngriti paralele me një shkelje të protokollit diplomatik në Turqi vitin e kaluar që u bë i njohur si “Sofagate”.

Në atë rast, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ulën pranë njëri-tjetrit në karriget e mëdha, ndërsa von der Leyen nuk i ishte ofruar një e tillë.

“Kjo ndodhi sepse unë jam një grua,” ka deklaruar von der Leyen pas asaj situate.


Në takimin dhe përshëndetjen e samitit të Afrikës gjatë dit֝ës së djeshme, Odongo anashkaloi von der Leyen përpara se të shtrëngonte duart e Michel dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Më pas ai zuri vendin e tij mes von der Leyen dhe Michel për një foto në grup.

Këtë herë, përsëritja e situatës së njëjtë u shmang pjesërisht pasi Macron ndërhyri dhe e pyeti Odongon nëse mund të përshëndeste edhe presidenten e Komisionit./Politico

Ursula von der Leyen: U ndjeva e lënduar pasi u lash pa karrige në Turqi