VIDEO - Universiteti i Prizrenit ende çalon në respektimin e tërësishëm të masave anti COVID-19

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” përsëri nuk qëndron mirë në respektimin e disa masave mbrojtëse dhe parandaluese të COVID-19.

KALLXO.com ka filluar monitorimin e universiteteve publike në Kosovë në muajin nëntor i vitit 2020, ndërsa vetëm gjatë muajit shkurt UPz ka pasur ngritje të respektimit të masave.

Gjatë monitorimit në muajin prill, KALLXO.com ka vërejtur trashëgim të problemit të shënjimit të klasave.

KALLXO.com ka vërejtur se në Universitetin e Prizrenit për gjashtë muaj ka pasur mungesë të shënjimit të distancës së uljes në klasat e mësimit

KALLXO.com po ashtu ka vërejtur disa herë mungesë të shamponit dhe letrës së tualetit në Fakultetin e Edukimit dhe atë Filologjik në po këtë universitet.

Shënjim të distancës ka pasur aty-këtu edhe në disa hapësira të jashtme të Universitetit, por vetëm aty ku ofrohen shërbimet për studentë. Në korridore dhe oborre nuk ka pasur shënjim.

Të gjitha masat për mbrojtje dhe parandalim që duhet t’i respektojnë institucionet bazohen në “Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19”.

 

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.