VIDEO: Tym i madh në kodrat e fshatrave të Prizrenit

Shtëllunga të mëdha të tymit po dalin nga kodrat në zonat e fshatrave Zhur e Bellushë të Prizrenit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga zona.

Sipas qytetarit, tymi po vjen nga një deponi mbeturinash, ku ka shpërthyer zjarri.

KALLXO.com ka provuar të marrë një deklaratë nga Policia në Prizren, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi ata nuk kanë qenë të qasshëm.