VIDEO: Turqi, aeroplani copëtohet pas aterrimit dhe merr flakë

Një aeroplan udhëtarësh është ndarë më dysh pasi ka dalë nga pista gjatë aterrimit sot në Stamboll, njoftojnë mediat turke.

Pavarësisht dëmtimit të rëndë të aeroplanit, aksidenti nuk ka shkaktuar viktima.

Aeroplani është i kompanisë “Pegasus” dhe përveç që është ndarë më dysh ka marrë edhe flakë, raporton AFP.

Incidenti ka ndodhur në pistën e aeroportit “Sabiha Gokçen”, e cila është bërë e rrëshqitshme për shkak të reshjeve të mëdha të shiut me të cilat po përballet rajoni, tregojnë pamjet e publikuara nga kanali CNN-Turk.

Aeroplani kishte ardhur nga qyteti Izmir.

Mediat turke kanë njoftuar për disa persona të lënduar, por ministri i Transportit, Cahit Turhan, ka thënë se nuk ka asnjë të vdekur.

Në aeroplan ishin 177 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, ka thënë ministri.