(VIDEO) Trajnim për gazetarët- “Përtej lajmeve të këqija- tejkalimi  i besimit duke raportuar mbi zgjidhjet"

Rrjeti i Gazetarisë së Zgjidhjeve “Transition” në bashkëpunim me BIRN Kosova kanë organizuar një punëtori në lidhje me raportimin mbi COVID-19 nga këndi i gazetarisë që ofron zgjidhje.

Trajnimi u zhvillua do të zhvillua online në gjuhën angleze të martën më 24 nëntor 2020.

Nëse jeni një gazetar i interesuar të dini më shumë për gazetarinë e zgjidhjeve dhe zbatimin e saj mbi raportet rreth COVID-19, ky trajnim është për ju dhe ju ofrohet i përkthyer në gjuhën shqipe në këtë LINK.

Përhapja e pandemisë COVID-19 ka krijuar një klimë pasigurie dhe frike. Roli i gazetarit në shpërndarjen e informacionit të saktë përmes raportimit aktiv mbi çështjet në lidhje me pandeminë është thelbësor.

Sigurimi i shembujve të ndryshëm të zgjidhjeve për probleme të ndryshme që ndodhin në botë është gjithashtu një kontribut i madh për ofrimin e ideve për të garantuar më tej sigurinë e komunitetit.

Trajnerë në këtë punëtori janë Jeremy Druker që është drejtor ekzekutiv dhe kryeredaktor i Transitions, i cili e ka bërë Gazetarinë që Ofron Zgjidhje një pjesë qendrore të strategjisë së tij redaktuese dhe Lucie Černá që drejton programin e Transitions që promovon Gazetarinë që Ofron Zgjidhje në Evropën Qendore dhe Lindore dhe koordinon aktivitetet që mbështesin raportimin e orientuar në zgjidhje në më shumë se 10 vende.