Pamje: Përleshje të dhunëshme në Beograd

Tensionet u përshkallëzuan mes policisë dhe protestuesve jashtë parlamentit të Serbisë të premten, në natën e katërt të demonstratave kundër qeverisjes gjithnjë e më autoritare të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Presidenti Alseksandar Vuçiq për trazirat ka fajësuar ekstremistët e krahut të djathtë, madje në disa momente gjatë një konferencë një orë Vuçiq ka përmendur edhe oficerë dhe shërbime të inteligjencës së huaj.

Disa zyrtarë të Policisë dhe shumë protestues janë plagosur në trazirat që shpërthyen me 7 korrik para Parlamentit të Serbisë në Beograd.

Një protestë që filloi me disa qindra pjesëmarrës por shumë shpejt u rrit në mijëra të tjerë që iu bashkuan filloi si pasojë e paralajmërimeve të Presidentit Vuçiq për vendosjen e masave të reja ndaj pandemisë COVID-19, si shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe kufizimi i lëvizjes totale gjatë ditëve të vikendit.

Serbia është në javën kur pritet të formohet Qeveria, që pas zgjedhjeve të 21 qershorit partia e presidentit Vuçiq ka fituar 188, nga 250 ulëse në Parlament, dhe i njëjti mund të formojë një Qeveri të shumicës pa pasur nevojë për koalicione me subjekte tjera.

Tensione në Serbi

Tensionet u përshkallëzuan mes policisë dhe protestuesve jashtë parlamentit të Serbisë të premten, në natën e katërt të demonstratave kundër qeverisjes gjithnjë e më autoritare të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Publiée par VOA – Zëri i Amerikës sur Vendredi 10 juillet 2020