VIDEO: Të burgosurit tregojnë jetesën në qeli në kohën e pandemisë

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan pamje dhe intervista ekskluzive nga disa burgje të Kosovës.

Pamjet e transmetuara gjatë emisioni tregonin edhe gjendjen e burgjeve të Kosovës në kohën e pandemisë Covi 19.

Të burgosurit kanë treguar për Drejtësia në Kosovë edhe për trajtimin dhe gjendjen e burgjeve ku po vuajnë dënimet.

“Secili kujdeset për dhomën e vet sepse kjo është e rregulluar me rendin shtëpiak këtu, mjetet higjienike na i sjellin ato çka kanë, kemi ca gjera kish pas nevojë ende ma shumë sepse p sh maskat janë një përdorimesh këta nuk na sjellin maska për çdo ditë na kane sjellë nga një maskë”, rrëfen njëri nga të burgosurit ndërsa një tjetër shpjegon se maskën e cila po përdorët si masë mbrojtëse ndaj coronavirusit e përdor vetëm jashtë qelisë.

“Tu kalua mirë jemi shumë sa i përket mjekëve janë gjithmonë me ne e ne jemi me ta mundohemi deri ne maksimum me i përmbajt rregullat qe janë dhanë nga lart edhe kështu vazhdojmë jetën, maskën e kam por e përdori vetëm kur dalë jashtë jo edhe brenda”, thotë ky i burgosur.

Sipas drejtorit të Qendrës Korrektuese në Smrekonicë Xhevdet Maqastena, masat e ndërmarra për parandalim të infketimin me coronavirus janë të mjaftueshme.

“Me pajisje me maska dhe dorëza besoj që jemi të pajisur mirë mirëpo të dënuarit nuk kanë kontakt me boten e jashtme dhe për këtë arsye ata nuk i përdorin sepse edhe nuk është e lehte që një i dënuar të qëndroj me dorëza dhe maske gjatë gjithë kohës”, tha Maqestena.

Përveç frikës nga virusi një i dënuar tjetër ka edhe një shqetësim tjetër. Pezullimi i punës së panelit për lirim me kusht sipas këtij të burgosuri nëse ky panel do ishte aktiv ai tashmë do e fitonte kushti që të ishte ne liri.

“Unë me kusht është dashur të lirohem që një muaj ditë por puna e pezullimit që janë pezulluar të gjitha lëndët mua mu ka pezulluar edhe vendimi im unë prej sot e humbi edhe punën sepse kam pasur me u kthyer ne punë me 30 mars dhe unë ende jam ne vuajtje”, thekson ky i burgosur.

Skender Çoçaj, kryesuesi i KGJK-së ka konfirmuar se paneli pritët të filloj seancat e shqyrtimit këtë të premte.

“Paneli do filloj punën nga kjo e premte pra me 03 prill 2020, dhe me urgjencë do ti trajtojmë të gjitha kërkesat”, ka thënë Çoçaj për DNK.