Zvecan, protestuesit sulmojne gazetarin 31.05.2023
VIDEO - Sulmohet gazetari i RTV 21, Burim Zariqi në Zveçan
Gazetari i Radiotelevizionit 21, Burim Zariqi është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur gjatë përcjelljes së protestës në Zveçan.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj këtij sulmi duke u shprehur e shqetësuar me pamjet nga Zveçani.
Gazetarit Zatriqi fillimisht i është thënë të mos xhirojë e më pas protestuesit i kanë shkuar nga mbrapa duke e sulmuar në bark.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pamjet e dhëna në këtë video, dhe ju bëjmë thirrje kolegëve që janë në këto komuna, të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit”- thuhet në njoftim.
AGK u ka bërë thirrje organeve kompetente që të marrin masat për të siguruar gazetarët që gjenden në komunat në veri.
Gjatë ditës vetura e ekipit të KALLXO.com në Zveçan është dëmtuar nga persona të panjohur. Dritarja mbrapa e veturës është thyer.