VIDEO: Sulmi i Iranit ndaj bazave amerikane

CNN ka publikuar pamjet e para që tregojnë momentin e sulmit të Iranit ndaj bazave amerikane në Irak. Ndërkohë, në mediat Iraniane po qarkullon një video në të cilën shihen raketat tek sa lëshohen nga Irani.

Rreth 10 raketa iraniane kanë goditur bazën ushtarake ‘Al Asad’ në Irak në të cilën strehohen ushtarët amerikanë, raporton CNN.

Ky sulm i Iranit mbi bazën ushtarake amerikane vjen pak ditë pasi forcat amerikane vranë gjeneralin e ushtrisë iraniane, Qassem Suleimani.

Televizioni shtetëror iranian e përshkroi këtë sulm si “hakmarrje e Teheranit” për vrasjen e gjeneralit Qassem Suleimani.

Sulmi është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardh. Kurse Pentagoni tha se janë lëshuar disa raketa gjatë këtij sulmi.

“Është e qartë se këto raketa janë lëshuar nga Irani dhe kanë pasur shënjestër së paku dy baza ushtarake në të cilat strehohen ushtarët amerikanë dhe personeli i koalicionit, në Al Assad dhe Irbil”, tha Jonathan Hoffman, asistente e Sekretarit të Mbrojtjes për çështje publike, në një deklaratë. “Jemi duke punuar në vlerësimin fillestar të dëmeve”, shtoi ai.

Ndërkohë, CNN raporton se Garda Revolucionare e Iranit, e cila ka marrë përsipër sulmin e sotëm ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Irak, ka kërcënuar me sulme brenda Amerikës.

Në kanalin e vet Telegram, kjo Gardë tha se “Pentagoni raporton se SHBA-të do të përgjigjen ndaj sulmeve të Iranit”.

“Kësaj radhe ne do të përgjigjemi ndaj jush në Amerikë”, citohet të ketë thënë Garda Revolucionare.