(VIDEO) Stjuardesa sulmohet nga pasagjerja gjatë fluturimit

Një mosmarrëveshje rreth rregullave të maskës brenda aeroplanit “Southwest Airlines” bëri që një pasagjere ta grushtonte një stjuardesë.

Incidente si këto kanë shënuar rritje në SHBA, sipas Administratës Federale të Aviacionit, transmeton rtv21.tv. Ka pasur 2 mijë e 500 raporte të “sjelljes së pabindur” nga pasagjerët në vitin 2021, thotë agjencia, krahasuar me 100-150 gjatë viteve të tjera.

Shumica e incidenteve kishin të bënin me rregullat e maskës për parandalinin e sëmundjes Covid-19.