
Smajl Latifi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
VIDEO - Smajl Latifi e largon nga foltorja kryesuesin e Kuvendit Komunal të Rahovecit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka larguar nga foltorja kryesuesin e Kuvendit Komunal, Defrim Kafexhiun, pas një përplasje verbale që patën të premten gjatë mbajtës së seancës së Asamblesë.
Përplasja ndodhi gjatë diskutimit të pikës për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2021 në vitin 2022.
Latifi u ankua se kryesuesi nuk po ia jepte fjalën dhe tha se ka të drejtë ta marrë atë, edhe pa miratimin e kryesuesit.
“Mos u sill këtu si diçka çka nuk je, ti mua ma jep fjalën qetash, edhe kam të drejtë mos me ta lyp fjalën hiq veç me marrë mikrofonin, tash po të them, edhe ta këqyrmi rregulloren”, tha Latifi duke e larguar Kafexhiun nga foltorja.
Pavarësisht kundërshtimeve, Kafexhiu e la foltoren dhe i krijoi hapësirë kryetarit Latifi që të flas nga foltorja.
Latifi pohoi para asamblistëve se reagimi i tij erdhi për shkak të papërgjegjësisë së kryesuesit.
Në mes të Laftiti dhe asamblistëve të KK të Rahoveci është zhvilluar një debat i tensionuar gjatë seancës.
VIDEO: Kanal10