(VIDEO) Skandalet e diplomacisë kosovare

Pagesat për njohje dhe punësimet e pakontrolluara në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të jenë vetëm disa nga temat e diskutimit në emisionin e sotëm “Jeta në Kosovë”.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli do të përgjigjet në shumë pretendime të ngritura nga kallëzuesi Bedri Emini.

A u pagua për njohjet e Kosovës dhe sa para u mbeti borxh shteti vendeve afrikane?

Çka ndodhi në votimin për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL?

Pse po lulëzon nepotizmi brenda politikës së jashtme?

Jeta në Kosovë transmetohet sonte nga ora 20:05 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.