VIDEO - Situata në veri, Komandanti i KFOR-it i shkon në zyrë Kurtit

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Ky takim vjen pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Burime të KALLXO.com kanë konfirmuar se komandanti i KFOR-it është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga momenti i arritjes së tij në objektin e ekzekutivit kosovar.

LIVE – Zhvillimet e fundit në veri