VIDEO - Situata me vërshimet në Drenas

Rrethi kryesor në qendër të Drenasit është vërshuar nga uji pas reshjeve të vazhdueshme që po mbizotërojnë në vend.

Një qytetar ka dërguar një video në KALLXO.com nga gjendja e rrugës në këtë pjesë të qytetit.

Gjithashtu, qytetari thotë se nga vërshimet është prekur edhe rruga Drenas – Komoran, nga e cila ka dërguar video.

KALLXO.com sot raportoi se edhe për përmbytjet në qendër të Drenasit, përkatësisht te Qendra Tregtare, Trafostacioni dhe në Shtrubullovë.

Disa pjesë të Drenasit kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë.

Këto janë pamjet nga vërshimet te rrethi në Drenas dhe rruga Drenas-Komoran: