VIDEO - Simpatizuesit e LVV në Podujevë festojnë, harrojnë COVID-in

Qindra llapjanë kanë dalë nëpër shesh të qytetit duke festuar, sipas tyre, fitoren e kandidatit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Në praninë e Policisë së Kosovës, qytetarët janë grumbulluar dhe nuk po respektojnë masat anti-COVID.

Në anën tjetër në vend sot janë shënuar 626 raste të reja me coronavirus ndërsa 16 persona kanë vdekur brenda 24 orëve në nivel vendi si pasojë e infeksionit.

Grumbuj qytetarësh janë parë edhe në selin e LVV në Mitrovicën e Veriut.

Ekipa e KALLXO.com ka qëndruar nga mëngjesi në këto dy qytete dhe ka përcjellë nga afër zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

KQZ pritet të dal në një konferencë për media për të treguar fituesit në këtë dy qytete të Kosovës.

KALLXO.com do ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet.