VIDEO: Si u vetëvra polici nga Shtimja dhe si e kishte njoftuar doktoresha policinë për gjendjen e tij?

 

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë” u transmetua ekskluzivisht rasti i vetëvrajses së një polici në Stacionin Policor në Shtime.

Muhamet Feka ishte vetëvrarë më 30 qershor të vitit 2016. Një ditë para se i njëjti të kryente aktin e vetëvrasjes ishte kontrolluar te një doktoreshë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime e cila kishte rekomanduar që të kryente edhe disa ekzaminime mjekësore pasi që kishte probleme psikike.

Doktoresha Ardiana Isufaj pas kontrollës që i kishte kryer policit të ndjerë, e kishte thirrur Komandantin Policor në Stacionin e Shtimes dhe e kishte njoftuar se Muhamet Feka mund të bënte një akt të dhunshëm me armën e tij zyrtare.

Ekipi i “Drejtësia në Kosovë” ka mësuar se një javë pas ngjarjes kishte nisur debati brenda zyrtarëve policor në lidhje me telefonatën e doktoreshës Isufaj.

Ani  pse doktoresha kishte telefonuar policinë për ngjarjes, polici i ndjerë Muhamet Feka ende posedonte armën e tij zyrtare.

“Unë vec një herë jam takuar me komandatin se di saktësisht kush është sepse janë dy vite që nuk po punoj në QKMF. Unë e kam udhëzuar te psikiatri. I kam thënë komandantit që mendoj se ky njeri nuk duhet me pas armë dhe i kam treguar që e kam udhëzuar te psikiatri dhe i kam thënë se kam frikë që mundet me ba dicka a po më kupton”, tha

“Unë specialiste kam qenë, komandanti ka thanë që do të marrim masa do të shohim, e pastaj të pasnesërmen kam dëgju që ka ndodhur vrasja.

Ajo shton se deri më tani asnjëherë nuk është kontaktuar nga askush në lidhje me këtë rast.

Prokuroria Themelore në Ferizaj  ka treguarrreth procedurave që ka ndërmarrë për rastin.

“Më datë 30 qeshor 2016 rreth orës 22 është njoftuar prokurori kujdestar se ka ndodhur një vetëvrasje në fshatin Caralevë, pr apikërisht polici Muhamet Feka ka bërë veëvrasje.Pas marrjes së këtij informacioni njësitet kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Është bërë shiqimi i vendit të ngjarjes dhe trupi i pajetë i zyrtarit policor është dërguar në obduksion. Pas marrjes së raportit të autopsisë dhe hetimeve që kemi kryer prokurori i rastit ka mbyllur rastin pasi që nuk ka gjetur elemente të veprës penale të shtytjes”, tregon Jashari.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari tha edhe se nuk kishte informacion se doktoresha kishte njoftuar policinë paraprakisht.

“Prokuroria nuk ka pasur njohuri sa i përket këtij informacioni. Edhe në bazë të shkresave të landës nuk kemi ndonjë informacion se është njoftuar prokurori apo kujdestari për këtë informacion

Madje ai shtoi se cilat janë masat që tani mund të ndërmerren.

“Nëse eventualisht ta kishim pasur këtë informaicon kishim autorizuar IPK që me i ndërmarrë veprimet dhe me iu marrë revolja zyrtare. Meqë ka kaluar një kohë e gjatë katër vite, nuk ka mundësi ligjore që të ndërmerret ndonjë veprim edhe përkundër asaj që ne nuk kemi në shkresat e lëndës që i njëjti zyrtar policor ka pasur ndonjë smundje”, shton Jashari.

Edhe Kryeprokurori Jashari thotë se në rast se Komandati i Stacionit Policor në Shtime ka pasur informacione nga ana e doktoreshës, do të duhej të ndërmerrte masa të menjëhershme.

Në një përgjigje me shkrim, Policia e Rajonit të Ferizajt ka pranuar se Komandati i Stacionit Policor në Shtime ka marrë informatën e doktoreshës Isufaj por që atë ditë nuk kishte ndërmarrë veprime.

“Më datë 29. 06.2016 kemi pranuar shkresën- kërkesën nga Komandati i SP Shtime për caktimin e ekzaminimit mjekësor në Shërbimet Shëndetësore në DPP Prishtinë ku edhe ju ka caktuar termini më datë 30.06.2016. Kjo kërkesë është bërë pas njofimit nga ana e mjekes të QKMF-së në Shtime, ku zyrtari policor ka bërë një kontrollë mjekësore më 29.06.2016. Me datë 30.06.2016, ora 9:00 nga ana e eprorit është ftuar në Stacionin Policor për ta dërguar në DPP Prishtinë për ekzaminim mjekësor, por, sipas eprorit i njëjti ka deklaruar se është me fëmijë në automjet dhe duhet të shkojnë në spital në Prishtinë për ta vizituar të shoqen pasi që e njëjta ka qenë e shtrirë në spital dhe pasi të kthehet mund të shkojnë për ekzaminim si dhe përfundimin e procedurave tjera të parapara ligjore. Pas këtij takimi zyrtari policor më nuk është paraqitur dhe fatkeqsisht të njëjtën ditë 30.06.2016 rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se ai kishte bërë vetëvrasje në shtëinë e tij në fshatin Caralevë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Rajonit të Ferizajt.

Në anën tjetër babai i Muhamet Fekës, Saliu, tregon edhe ngjarjen tragjike.

“U kanë natë e katragjegjave, një np i vogël shkoj e i tha Muhametit, hajde se akshom hajde me hangër buk, po po kish thanë qetash vi. Djali i vogël është kthy te posht aj ish ngjitur shkallëve dhe kish ba vetëvrasje. Me armë të vet ka ba vetëvrasje, polic ka qenë

Ai thotë se që nga ajo kohë e deri më tani askush nuk ka qenë për ta pyetur se çfarë saktësisht ka ndodhur.

“Kërrkush nuk ka qenë qetu me mvet kush a qysh, su kanë. As policia nuk na ka ndihmuar. I ka pasur dy fëmijë, 12 vjet dhe 5 vjet”, rrëfen babai i policit Feka.

Të martën e kesaj jave një vrasje e shumfishte ndodhi në Komunën e Gjilanit.

Dyshimet e prokurorisë dhe policisë në Gjilan janë se një zyrtarë policore me armë zyrtare vrau katër anëtarët e familjes së saj e më pas kreu edhe vetëvrasje.

Deri më tani ende nuk janë sqaruar se cilat kanë qenë shkaqet që kanë dërguar policen të kryej aktin tragjik.

Ekipi i “Drejtësia në Kosovë” ka kërkuar që të intervistoj edhe Komandatin e Policisë në Gjilan por për të njëjtin policia ka thënë se për shkak se është i suspenduar nuk mund të flas.