VIDEO - Si u organizua prita, sipas vëllait të policit të vrarë

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë” u trajtua rasti i neglizhencës së trajtimit të rastit nga organet e rendit dhe të sigurisë, ndaj vrasjes së policit Valon Goxhuli e Bekim Birinxhiku ndërsa dy të tjerë kishin mbetur të plagosur.

Rifat Goxhuli, vëllai i tashmë të ndjerit, Valon Goxhuli, ka rrëfyer për Drejtësia në Kosovë se kishte nisur i gjithë rasti i vrasjeve në Skenderaj dhe se si i Maliq Birinxhiku e kishte pranuar se e kishin thirrur të vëllain e më pas e kishin vendosur që t’i dilnin në pritë veturës ku po qarkullonte Valoni.

“E njëjta është e vërtetuar komplet nga ana e gjykatës si mbrojtje e nevojshme. Çka është e çuditshmja është që qysh prokurori, të njëjtin person që ceka që ka qenë sulmues merret në cilësinë e dëshmitarit, unë nuk po e di qysh, këtu janë dy sene pse prokurori e ka bërë këtë e para është kërcënimi, sikur prokurori të kishë qenë i kërcënuar ish tërheq nga rasti”ka thënë Goxhuli. Ai pretendon se në dosje ka prova se edhe njerëz të tjerë ishin përfshirë në rast. Vëllai i të vrarit poashtu është dashtë të thirret si i pandehur pasi provat tregojnë se ai kishte gisht në organizimin e pritës.

“Do të thotë, është e organizuar komplet kjo ngjarje aty dihet kush është fajtori. Nëse kanë dashtë diçka ndonjë marrëveshje, apo çka po di, pse si ka lajmëru organet e rendit, ose nëse kish thanë që mi ka borxh këto pare spo mi lan këto pare”, tha ai.

Ai tregoi se Birinxhiku, është intervistuar në cilësinë e të dëshmitarit ndërsa në anën tjetër ka qenë sulmues dhe organizator i pritës.

“Në cilësi të dëshmitarit që gjoja që unë po du me dërgu në mënyrë si viktimë, ani pse ka qenë iniciator i rastit. Gjatë shqyrtimit gjyqsor është vërtetuar edhe gjyqatri e ka vërejtur edhe disa herë ju ka drejtuar që deri sa të ka lanë prokurori dëshmitar atëher thuaj cfarë të duash se skoka rendi i dëshmitarit hiç”, tregon tutje ai.    Teksti është edituar në paragrafin e dytë ku emri Valon ishte i vendosur gabimisht