VIDEO - Si eskaluan në plagosje problemet pronësore mes familjes?

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë” u trasnemtuan rrëfime të grave të cilat lëndët e tyre për prona po presin radhën në gjykata për t’u zgjidhur.

Numri i përqindjes së grave të cilët kanë të rëegjistruar prona në emër të tyre është vetëm 16.

Malësore Hajdini është një grua e cila së bashku me dy vëllezërit e saj po ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të marrë pjesë në trashëgiminë e lënë nga gjyshja e saj, por dyshimet që kanë ngritur janë se pronat e vendosura në emër të xhaxhait të tyre në mënyrë të dyshimtë.

Vlera e madhe e pronës për të cilën u krijuan shumë probleme mes Malësores, vëllezërve të saj dhe xhaxhait të saj degjeneruan në plagosje e lëndime trupore.

“Jam fëmija i madh i trashëgimtarëve, baba i ndjerë nuk jeton kemi kërkuar nga xhaxhai me na kthy pasurinë tonë që na takon mirëpo ai nuk ka pranuar. Ne jemi tre fëmijë. Na kemi vendosur me u nda pasunia në tri hise, mirëpo kur kemi kërkuar nga xhaxhai për me na kthy pasurinë ai ska pranu dhe ne jemi drejtuar në gjykata. Në gjykatë është rasti që tri vjetë. Ne kemi kërkuar masë të sigurisë për një parcelë. Tash e tri vite gjykata nuk ka vendosur asgjë në lidhje me këtë parcelë.Masa është vendosur se kemi pasur një marrëveshje për me na kthy pasurinë por ai e ka shkel marrëveshjen dhe kanë bërë atentat ndaj ne tre fëmijëve që ka përfunduar me plagosjen e vëllait të vogël.

Gjithashtu Malësorja shpjegon edhe për atentatin ndaj saj dhe vëllezërve ku mbeti i plagosur vëllai i saj.

“Pasi ka ndodhur atentati shtatë vetë të grupit të organizuar na kanë dalë, pasi që ka ndodhur atentati gjykata ka vendosur për masën e sigurisë, mirepo nuk ka vendosur pasi ka lënë magësi dhe rasti ka ardhur në rigjykim” shtoi ajo.

Ajo tregon edhe për vështirësitë si grua që ka për të drejtën e saj për të marrë pjesë në trashëgimi.

“Është e vështirë sepse këtu thirren më shumë në kanun, edhe xhaxhai ka përhapur fjalë se nuk më takon pasuria sepse jam grua. Ne jemi pa prind dhe na takon hiseja jonë. Ska pasur rezistencë nga vëllezërit që të jem pjesë e pronës së trashëguar.

Tutje ajo shpjegon edhe për procedurën gjyqësore.

“Unë nuk kam shkuar nonstop në seanca dhe i kam lënë vëllezërit deri sa të vjen në një gjykim përfundimtar. Kryesisht unë edhe vëllai tjetër merremi me këtë punë, por është ë vështirë për një grua të martuar për pronën që më takon. Çka mundem me pas unë në hise më ndryshe se djali i xhaxhait tjetër, ai është gjallë axha e djalit të tij ju ka nda pasuria kurse neve jo.

Malësore Hajdini tregon edhe për paragjykimet ndaj saj si grua që kërkon të drejtë në pronë.

“Shumë paragjykojnë edhe kur rasti ka ndodh, kam parë komente të shumta që kanë bërë, që çka ka lyp kjo që u gjind në mesin e tyre, ka paragjykime të ndryshme por unë nuk hjeki dorë nga ajo çka më takon. Unë e di të drejtën time edhe me ligj edhe me kanun. Grave ju them që asnjëherë mos të heqin dorë nga pasuria që i takon. Unë e kam gjetur mbështetjen nga vëllezërit dhe ju them të mos heqin dorë asnjëherë nga e drejta e tyre në pronë.

Xhaxhai i Malësores, Hajdin Avdullahu, tregon se si kishte filluar kjo ngjarje.

“Nana na ka vdek në 2008, me vdekjen e nanës prona ndahet te trashëgimtarët, Nasufi ka qu dokument që unë posedoj në Zvicër para se me vdek nana që skam pasuri. Me vdekjen e nanës tu u frikësu që po zbulohet ka insistu me qit tokën në emër tem mirëpo ai në pabesi ka marrë edhe tani po e kërkon tokën me kamatë me fitim të humbur. Merr dokument që skamë tokë merr pare që skom tokë edhe tash kthema pasurinë prapë me kamatë kjo i bjen me fitu në të dyja anët”, thotë Hajdini.

Hajdin Avdullahu, Foto: KALLXO.com

Sipas tij ekspertiza ka dhënë edhe fjalën e saj.

“Ekspertiza e ka vlerësuar këtë tokë 15 mijë e 400 euro. Se Nasufi (vëllai) me insistimin e tij për me zbulu që ai po merr pare në Zvicër”, shtoi ai.

Madje Hajdini shton edhe se kjo çështje duhet të përfundoj me ligj jo me kanun.

“Unë do të doja që kjo çështje mu kthy sot e unë mi kthy fëmijët në shtëpi”, tha ai tutje.

Ai shpjegon se incidenti që kishte ndodhur me Malësoren dhe dy vëllezërit e saj nuk ka lidhje me pronën por me djalin e Hajdinit.

“Incidenti nuk ka të bëj aspak me këtë rast. Djali jem e ka pasur një vize për në Gjermani dhe ka pas me kanë pjesë e dy firmave atje. Kur ka ardhur me i nda rolet dhe i ka caktu. Të garantoj 100% që kjo ka ndodh për shkak me ja prish djalit vizën”, shton ai.

“Kanuni për mua është i vdekur, me ligj duhet të kryhet gjithcka, ma mirë me gjyq edhe me u kry krejt kjo punë”, tha ai.

Në një përgjigje me shkrim drejtuar ekipit të DNK-së, Gjykata Themelore në Drenas ka thënë se nuk ka arritur të siguroj masën për shkak të mungesës së librave gjeodezik.

“Ish- gjyqtari dhe tani gjyqtari Daut Qela, i’u kanë drejtuar Organeve kompetente dhe mbikëqyrëse të Gjykatës- Dega në Gllogoc por nuk ka arritur që të sigurohet ky dokumentacion dhe të gjitha kërkesat drejtuar organeve kompetente për sigurim të dokumentacionit të kërkuar gjenden në shkresat në lëndë e cila lëndë siç i’u kemi informuar gjendet në Gjykatën e Apelit”, thuhet në përgjigje.

Në lidhje me këtë kontest pronësor, u plagos një person dhe disa të tjerë ishin lënduar nga një rrahje. E për këto ndodhi, gjykata ka thënë se nuk kanë qenë për shkak se masës së sigurisë, masë kjo e vendosur për pronën në të cilën janë në proces gjyqësor Malësorja me vëllezërit e saj kundër xhaxhait.

“Gjykata konsideron se nuk ka ardhur te plagosja për këtë masë të sigurisë, por arsye se masa e sigurisë nuk e zgjidh çështjen kryesore të padisë dhe kërkesë padisë, për arsye se me shqiptimin e masës së sigurisë kundërpropozuesi urdhërohet që të mos ndërtoj, asgjë në ngastrat kontestuese, të mos i shesin dhe në atë drejtim të mos i kontribuojnë dhe vërtetojnë kontratën për shitblerjen e patundshmërive tek noteri kompetetent ku në rastin konkret janë ndaluar këto veprime ndaj kundërpropozuesit”, thuhet në emailin e Gjykatës së Drenasit.

Vëllai i Malësores, Shkelzeni shpjegon se kishte njoftuar gjykatën se çka mund të ndodhte madje e kishte paralajmëruar se mund të eskaloj e gjithë situata.

“Sulmi ndaj nesh ka ndodh në gusht të vitit të kaluar.Masi që ka ndodh sulmi në seancën e parë është vendosur për masën e sigurisë. Vëllau edhe sot ka probleme prej plagosjes. Pse nuk ka pasur mundësi me u vendos masa me parandalu edhe këtë plagosje. Unë e kam njoftuar edhe gjykatën i kam thënë do me ardh puna deri te vrasja, vendoseni masën e sigurisë sepse do të shkaktohen lëndime të pariparueshme. Pasi që është vendosur masa e sigurisë që pala kundërshtare është kapur në Gjykatë të Apelit kinse nuk ka qenë lënda e argumentuar mirë. Vazhdimisht po merret kohë, në lidhje me këtë rast”, shpjegon vëllai i Malësores, Shkelzen Hajdini.

Shkelzen Hajdini, Foto: KALLXO.com