VIDEO – Shtylla elektrike rrezikon banorët në fshatin Lubovë të Istogut

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje ku shihet si një shtyllë elektrike rrezikon shtëpitë të cilat gjenden afër saj.

Bëhet fjalë për fshatin Lubovë të Komunës së Istogut ku shihen pamjet që shtylla elektrike është në gjendje jo të mirë.

KALLXO.com ka kontaktuar me KEDS-in dhe të njëjtit kanë thënë që do të dërgojnë një ekipë.

“KEDS me të marrë informatën nga ju ka vendosur ta dërgojë një ekipë që të evitojë rrezikun dhe ta adresojë këtë problem”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Qytetari ka thënë se këtë problem është duke e adresuar që një kohë të gjatë mirëpo nuk është ndërmarrë asgjë.

Ai pretendon se rastin e ka raportuar edhe në Polici.

KALLXO.com ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Stacioni Policor i Komunës së Istogut, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë dhënë informacione në lidhje me rastin.

Këto janë pamjet e shtyllës elektrike.