VIDEO: Shqetësimi i komunave të Gjilanit e Kamenicës për pikën e pakontrolluar nga Policia e Kosovës

 

Emisioni i fundit ‘Drejtësia ne Kosovë’ transmetoi reportazhin i cili tregon si një pjesë e cila gjendet në mes fshatrave Karqevë dhe Novosellë të Komunës së Kamenicës, është e pakontrolluar nga policia dhe një gjë e tillë k ngritur alarmin për rrezikun e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Në kohë pandemie një zonë ku kontrolli i shtetit nuk ekziston, rreziku për përhapje të pandemisë nga kjo zonë është i lartë.

Vetëm javën e kaluar policia ka arrestuar mbi 10 persona të cilët janë futur në këtë zonë nga pjesë të tjera të rrethit të Gjilanit.

Vetë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka treguar se pjesa e pakontrolluar nga ana e policisë vazhdon të mbetet shqetësim sidomos në këtë kohë pandemie.

“Realisht është njëri prej problemeve që e kemi ngritur edhe me Kryeministrin dhe me Ministrin e Shëndetësisë, sepse ky problemi është prej kohës kur ka ndodhur marrëveshja teknike ushtarake  e Kumanovës dhe atëherë është përdorur një hartë që ka hy brenda territorit të Kosovës, dhe policia jonë sot nuk ka qasje në një pjesë”, thotë kryetari Kastrati.

Pikërisht në këtë pjesë javën e kaluar është arrestuar edhe një toger i Policisë së Kosovës i cili ishte gjetur i shoqëruar bashkë me disa shtetase të huaja.

Mos kontrollimi i një pjesë të kufirit nga policia nuk mbetet shqetësuese vetëm për komunën e Kamenicës por edhe të pjesës tjetër të regjionit të Gjilanit.

Nënkryetari i Gjilanit  Arbër Ismaili thotë se ka marr ankesa edhe nga disa përfaqësues të disa fshatrave tjera kufitare për hyrje ilegale në kohen e pandemisë.

“Në takimet që kemi pasur më këshillat e fshatrave të komunës së Gjilanit janë dy fshatra që kanë shpreh shqetësimet e tyre për këtë dukuri është fshati Pogragjë dhe Bilinicë që janë fshatra kufitare”, tha Ismaili.