Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj

VIDEO - Shpjegimi i deputetit të LVV-së për virusin, mikrobet dhe kalin

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj në seancën e sotme të Kuvendit i ka dhënë disa shpjegime interesante për gjendjen me pandeminë COVID-19, viruset e mikrobet në përgjithësi.

Ai tha se duhet të kuptojmë që të bashkekzistojmë me virusët.

“Kur flasim për trajtimin shkencor, deshta të them që shpeshherë thuhet në zhargonin popullor që na erdh virusi na erdh kështu mikrobi, ishalla na kalon e kështu me radhë. Faktikisht ne jemi ardhacak, virusët dhe mikrobet kanë qenë miliona vjet para nesh në sipërfaqen e tokës, është qenësore të kuptojmë të bashkëekzistojmë me ta”, tha mes tjerash ai.

Këto deklarata Kokaj i ka dhënë në seancën e sotme të Kuvendit, në debatin parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Më poshtë e gjeni me video deklarimin e deputetit: