Ilustrim

VIDEO - Shpërthimi spektakular i vullkanit meksikan

Vullkani Popocatépetl i Meksikës shpërtheu të enjten me një shfaqje dramatike të lavës dhe një reje të hirit dhe shkëmbinjve që arritën 3.000 metra (9,800ft) në qiell, raporton BBC.

Askush nuk u lëndua nga ky shpërthim.

Popocatépetl është një vullkan aktiv, 70 km në jug-lindje të kryeqytetit, Mexico City.

Emri i tij do të thotë “mali i tymosur” në gjuhën indigjene Náhuatl.

E kapur në kamera në kohëzgjatje të shpërthimit shihet fuqia e tij.

Videon e shpërthimit mund ta shihni në këtë link.