Shkatërimi i armëve | Foto: KALLXO.com/12.09.2024

VIDEO - Shkatërrohen 993 armë të llojeve të ndryshme

Policia e Kosovës, sot, më datë 09.12.2024 përmes një ceremonie zyrtare ka bërë shkatërrimin e një sasie të armëve dhe pajisjeve të ndryshme të paligjshme.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se me vendim të gjykatës janë shkatërruar 993 armë.

“Në këtë ceremoni me vendim të gjykatës, është lejuar shkatërrimi i (993 armë), prej tyre 372 armë të gjata dhe 621 shkurta, si dhe pajisje tjera”- thuhet në komunikatë.

Mesazhi i krejt këtij organizimi ishte se Kosova është e vendosur për të mbajtur sundimin e ligjit, për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike si dhe për të larguar armët ilegale.

Pjesë e ngjarjes për shkatërrimin e armëve ishin edhe personalitete të larta nga Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, UNDP-ja dhe zyra e BE-së.

Ndërsa, përfaqësuesit e UNDP-së dhe të BE-së kanë theksuar se kontribuojmë në krijimin e një mjedisi të sigurt që promovon sigurinë, shpëton jetë njerëzish si dhe parandalon e shmang tragjedi të mundshme.

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se në baza vjetore, Policia e Republikës së Kosovës konfiskon numër të konsiderueshëm të armëve dhe pajisjeve të ndryshme ilegale.

“Policia e Republikës së Kosovës konfiskon mesatarisht rreth 1,500 armë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë numër relativisht të madh të municionit të kalibrave të ndryshëm si dhe mjeteve të ndryshme plasëse, duke përfshirë edhe eksplozivet artizanalë” – theksohet në komunikatë.

Ndërkaq, lidhur me sigurinë në vend, Polica e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë dhe të kenë  bashkëpunim  në mënyrë që të dorëzohen dhe të largohen armët ilegale nga duart e qytetarëve.

Shkatërimi i armëve | Foto: KALLXO.com/12.09.2024
Shkatërimi i armëve | Foto: KALLXO.com/12.09.2024
Shkatërimi i armëve | Foto: KALLXO.com/12.09.2024
Shkatërimi i armëve | Foto: KALLXO.com/12.09.2024
Shkatërimi i armëve | Foto: KALLXO.com/12.09.2024
Shkatërimi i armëve | Foto: KALLXO.com/12.09.2024