Foto: KALLXO.com

VIDEO: Shiu i rrëmbyeshëm shkakton përmbytje në Pejë

Qyteti i Pejës është përfshirë sonte nga një rrebesh shiu, i cili ka shkaktuar edhe vërshime.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com video dhe fotografi që tregojnë përmbytje në rrugët e qytetit.

Sipas një qytetari, shiu i rrëmbyeshëm ka nisur sonte pas orës 20:00.

Video dhe fotot janë bërë para pak minutash në rrugën “Fatmir Ukaj” në Pejë.

 

Foto: KALLXO.com