VIDEO- Salla ku dyshohet se ndodhi helmimi me zarfa

Salla e bllombuar ku po mbaheshin votat e diasporës dhe atyre me postë nga Serbia u hap sot për t’i dërguar në numërim votat e diasporës.

KALLXO.com ka qenë brenda kësaj salle ku shihet gjendja e lënë pasi verifikimi u pezullua pas dyshimeve për helmim të disa zyrtarëve të KQZ-së nga zarfat që erdhën nga Serbia.

Nën dyshimet për helmim nga zarfet, policia dhe organet kompetente e kanë mbajtur të mbyllur sallën ku po vazhdojnë hetimet.

Sot pritet që të merren mostra nga ato zarfe për analiza të mëtutjeshme.