VIDEO - Rruga e shkatërruar në Fushë Kosovë ku shiu sjell vërshime e dielli pluhurin

Banorët e rrugës “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë janë në hall me rrugën e shkatërruar.

Rruga është dëmtuar pasi në të është intervenuar për futjen e disa gypave për ngrohje.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se në këtë rrugë, reshjet e shiut këto ditë po shkaktojnë vërshime, kurse kur është koha e mirë me diell bartet pluhuri.

Sipas qytetarit, rruga është në këtë gjendje tash e një muaj.

KALLXO.com i ka dërguar pyetje komunës lidhur me këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.