Ilustrim

(VIDEO) Rruga e akullt e Prishtinës, veturat rrëshqasin dhe përplasen

Si pasojë e reshjeve të borës dhe ngricave, veturat në Prishtinë kanë problem në qarkullim.

Në disa video të siguruara nga KALLXO.com shihen sesi veturat rrëshqasin dhe përplasen në një rrugë të pjerrët në kryeqytet.

KALLXO.com gjatë ditës ka raportuar për gjendjen jo të mirë të mirëmbajtes së rrugëve në Prishtinë.

Ndërsa nga komuna është thënë që ka gjashtë kompani në teren që po merren me pastrim dhe hedhje të kripës.