VIDEO: Rrokullisja e veturës në bjeshkë të Deçanit

Një person është lënduar pas rrokullisjes me veturën e tij në organizimin “Off Road” në bjeshkët e Deçanit.

Për shkak të natyrës së lëndimeve, pas trajtimit fillestar në Spitalin e Pejës viktima është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur sot rreth orës 12:30.

Rrokullisja e veturës është parë nga shumë qytetarë të pranishëm për ta përcjellë organizimin “Off Road”.

Në videon e siguruar nga KALLXO.com dëgjohen qytetarët duke bërtitur nga trishtimi nga ajo që po shihnin.

Këto janë pamjet me momentin e aksidentit: