Video: Rrokulliset kamioni i betonit në rrugën Klinë- Gjakovë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Klinë- Gjakovë, saktësisht në fshatin Qupevë.

Një qytetar ka dërguar video në KALLXO.com ku shihet se një kamion betoni është rrokullisur në mes të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona në këtë aks rrugor.

KALLXO.com po pret një përgjigje zyrtare nga ana e policisë nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti, përderisa nuk dihet ende se si ka ardhur deri tek aksidenti.