Foto-ilustrim

VIDEO: Rrëshqitje dheu në Rrugën e Kombit

Dheu që ka rrëshqitur nga një kodër ka rënë në Rrugën e Kombit, në Shqipëri, në pjesën afër Milotit në drejtim të Kosovës.

Ekipet e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit kanë intervenuar dhe e kanë hequr dheun që ka rënë në të dy pjesët e autostradës.

Një qytetar ka dërguar pamje, ku shihet punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve duke e hequr dheun që ka rënë në rrugë.