(VIDEO) Rrënohen objektet e tregut në Obiliq

Komuna e Obiliqit mëngjesin e sotëm ka ndërmarrë aksion për rrënimin e objekteve të tregut në qytet.

KALLXO.com ka marr raportime se rrënimi ka nisur mëngjesin e hershëm, ndërsa në vend të ngjarjes janë  parë pjestarë të Policisë së Kosovës dhe disa qytetarë.

KALLXO.com ka kontaktuar Komunën e Obiliqit, për t’i pyetur se pse është ndërmarrë ky veprim, dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.