VIDEO: Rita Ora me mesazh për kosovarët që të ruhen nga COVID-19

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe ambasadorja e UNICEF UK, Rita Ora, përmes një videomesazhi ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të kujdesen për veten dhe të dashurit e tyre gjatë kësaj kohe sa virusi COVID-19 ka përfshirë të gjithë botën.

Ora është shprehur e shqetësuar për numrin e të prekurve me COVID-19 në Kosovë, derisa ka bërë thirrje që qytetarët të mbajnë maskën dhe të ruajnë distancën fizike.

Tutje Ora ka treguar se ajo po e mban vazhdimisht maskën për t’u ruajtur nga coronavirusi ne mënyrë që të vije sa më shpejtë në Kosovë për të festuar përfundimin e COVID-19.

“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi Corona. Ju lutem mbrojeni veten dhe më të dashurit tuaj. Vendosni maskën, respektoni distancën sociale dhe kujdesuni për higjienën tuaj. Jam duke  bartur maskën time sa herë jam jashtë shtëpisë në mënyrë që të vijë prapë në Kosovë te ju dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriçoni me dritën tuaj! Vëjeni maskën. Ju dua!”, është mesazhi i këngëtares Ora.

Gjithashtu, zyra e UNICEF në bashkëpunim me USAID në Kosovë bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës sot, që nesër të shëndrrisin si yje botërore.